Vdes 42 vjeçari në Gjakovë, policia nis hetimet - NACIONALE

Vdes 42 vjeçari në Gjakovë, policia nis hetimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një 42 vjeçar në Gjakovë ka ndërruar jetë si pasojë e disa lëndimeve që ka marrë.

Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se rasti është iniciuar hetim mbi vdekje.

Ai ka thënë se personi për shkak se ka pësuar lëndime të rënda trupore nuk ka mundur t’i përballojë plagët.

Sipas tij, për këtë rast është informuar edhe prokurori i shtetit dhe janë duke e hetuar rastin.

Elezaj, tutje ka thënë se stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës kanë konstatuar vdekjen e tij.

Një person në Gjakovë ka ndërruar jetë si pasojë e disa plagëve të marra. Personi ka kërkuar ndihmë mjekësore mirëpo nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur. Prokurori është i njoftuar për këtë gjë dhe rasti është inicuar si hetim mbi vdekje. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.

Lajme të ngjashme