Dyshimet për dallavere në Mitrovicë, Hykmete Bajrami: Kushdo që ka prekur në vota, e ka vendin në burg - NACIONALE

Dyshimet për dallavere në Mitrovicë, Hykmete Bajrami: Kushdo që ka prekur në vota, e ka vendin në burg

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për dyshimet për dallavere me vota në Mitrovicë.

Ajo ka thënë se kushdo që ka guxuar ta prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.

Postimi:

Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.

I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.

Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.

Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!

Lajme të ngjashme