Dyshime për manipulime me vota, Prokuroria me aksion në Malishevë: Disa persona po intervistohen
Prokuroria e Gjakovës në bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sot ka nisur një aksion në Malishevë, i cili ka të bëj më dyshimet për manipulimet me vota të kandidatëve në këtë komunë.
Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Drin Domi.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje, duke thënë se aksioni është në fazën e hershme.
“Ka të bëj me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore gjatë numërimit brenda subjekteve politike, për deputetë në komunën e Malishevës”, ka thënë Domi.
Ai ka treguar se disa persona deri me tani janë intervistuar.
“Personat janë duke u intervistuar, kështu që për më shumë detaje lidhur me këtë aksion do iu mbajmë të informuar pasdite, për shkak se ende është në fazë të hershme”, është shprehur ai.
Tutje, zëdhënësi u shpreh se deri pas dite do të ketë detaje të reja.