Dyshime për bombë në Kuvend: Deputetët e VV-së “fshihen” në Qeveri, ata të “opozitës” mbesin në rrugë - NACIONALE

Dyshime për bombë në Kuvend: Deputetët e VV-së “fshihen” në Qeveri, ata të “opozitës” mbesin në rrugë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas alarmit për bombë në Kuvend, deputetët e partive politika në mënyrë të shpejt janë larguar nga salla e Kuvendit, ku ishin mbledhur për përpjekën e 42-të pwr konstituimin e Kuvendit.

Pas daljes nga Kuvendit, deputetët e VV-së i janë drejtuar ndërtesës së qeveria për t`u futur aty ku me gjasë qëndron edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Kerçeli dhe disa deputetë tjerë janë parë duke hyr në ndërtesën e Qeverisë.

Derisa ata futeshin në objektin e Qeverisë, deputetët e “opozitës” qëndronin në rrugë.

Më pas, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAKK-së janë shpërndarë në lokalet përreth ndërtesës së Kuvendit.

Lajme të ngjashme