Dy shtetas të Shqipërisë dhe një nga Kosova rrihen mes veti me mjete të forta në Lezhë - NACIONALE

Dy shtetas të Shqipërisë dhe një nga Kosova rrihen mes veti me mjete të forta në Lezhë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 37-vjeçar nga Kosova është përfshirë në një përleshje fizike me dy punonjës të një pike karburanti në qytetin e Lezhës.

Në njoftimin e Policisë së Shqipërisë është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në aksin rrugor, Lezhë-Milot dhe sipas tyre konflikti ka filluar për motive të dobëta, raporton Euronews Albania.

Gjithashtu u njoftuar se shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, qëlluan njëri tjetrin me sende të forta.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.” – thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, u raportua se gjatë konfliktit janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme