“Pse more?”: Edhe Shpend Ahmeti reagon pas deklaratave të Simiq ndaj Kusari-Lilës
Pas reagimit të parë publik nga ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, i cili në lidhje me atë që u pagëzua si “Afera Zdravo” ku bisedonte dhe koordinohej parlamentarisht me Shefen e Grupit Parlamter të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ku dhe u shpreh se kjo e fundit ka pasur raste që ka këkruar pauzim të seancës për t’u koordinuar me de-fakto kryetarin famëkeq të Listës Serbe, Milan Radojiq, ka reaguar edhe ish-pjesëtari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
Ahmeti u shpreh tejet i çuditur me pohimet e Simiq, ku përmes një cicërime në Twitter jehoi deklaratat e tij, duke pyetur edhe “pse more?”.
“Disa here me Radojcicin, ka kerkuar ndihme per pozita e deri te kerkesa per pauze per me fol per Radojcicin. Pse more?”, shkroi Shpend Ahmeti, ish-Kryetari i Prishtinës.
Disa here me Radojcicin, ka kerkuar ndihme per pozita e deri te kerkesa per pauze per me fol per Radojcicin. Pse more? https://t.co/rW35S4wsFt
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) August 5, 2023