Dy ditë, dy sulme – si po i sulet pushteti Hashim Thaçit edhe në burg - NACIONALE

Dy ditë, dy sulme – si po i sulet pushteti Hashim Thaçit edhe në burg

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë bërë gati 2 vjet që nga koha kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahet i arrestuar në Gjykatën Speciale. E përgjatë gjithë kësaj kohe, ai e kishte të pamundur pjesëmarrjen politike. Por, kjo nuk i ka ndaluar zyrtarët më të lartë shtetërorë që gjatë dy ditëve të fundit, i janë sulur me akuza direkte ish-presidentit Thaçi.

Akuzat e para i nisi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ashtu siç kishte bërë në gjithë karrierën e saj, Osmani iu rikthye shprehisë duke e sulmuar paraardhësin e saj në postin e presidentit.

Para syve të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Vjosa Osmani e rikujtoi kohën kur Hashim Thaçi lobonte për ta votuar Gjykatën Speciale, nga e cila tash ai vet është arrestuar.

Edhe njëherë, Osmani, përmendi përkrahjen që Gjykata Speciale mori atëbotë – veçanërisht duke aluduar në mbështetjen që ish presidenti Thaqi i kishte dhënë.

Ne nuk harrojmë, sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë, se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh” – deklaroi Osmani, në këtë konferencë.

Madje, për Osmanin nuk ka nevojë për ndonjë përshëndetje speciale, rreth rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër raportit të Dick Martyt.

Historinë nuk mund ta ndryshojë askush, sepse Kosova e ka mbrojtur veten. Prandaj unë besoj që konfirmim sa i përket pastërtisë së UÇK-së e keni dëgjuar çdo ditë dhe nuk mund të prisni përshëndetje të veçantë”, ka thënë ajo.

Sulmi i dytë

E me Hashim Thaçin të arrestuar në Hagë, e pati sot edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo u pyet në lidhje me shkeljet e Gjykatës Speciale, ku pastaj filloi të flas diçka për ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve për ta votuar Gjykatën.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, nënkuptohet se e kishte me ish-presidentin Thaçi.

“Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa 2/3 e votave të komuniteteve. Siç e dini, edhe Lista Serbe është në Kuvend. Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata janë që po hedhin tym, por duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Haxhiu.

Edhe Haxhiu, foli për rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi në raport me këtë. Natyrisht që për ne është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë që mbahen atje të respektohen”, tha Haxhiu.

Reagimet

Deklarim si këto, ndonëse tanimë të zakonshme nga presidentja Osmani, nxiti shumë reagime të figurave të ndryshme të angazhuar në kundërshtimin e Gjykatës Speciale.

Ndër të parat që është ndier e ofenduar nga ky deklarim ishte deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Ajo në reagimin e saj, të publikuar në Facebook, kërkojë nga Osmani që të mos harrojë veprimtarinë e saj kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës kur i takonte një partie tjetër.

Vjosa Osmani tentoi që t´iu sugjeronte gazetarëve dhe opinionit publik besimin e tyre në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ajo pa u skuqur fare, harroi deklaratat e saj dhe të partnerëve të saj politikë të cilët për një dekadë rresht janë vërsulur mbi çdo vlerë të luftës, kanë akuzuar dhe kanë deponuar dëshmi te rreme kundër bartësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot si bartës të institucioneve kanë zgjedhur të heshtin sepse po u ditka se në çdo frymëmarrje besojnë „në një të vërtetë: Serbia paska qenë agresori“ shkroi Musliu në postimin e saj.

Po ashtu, zëdhënësi i PDK-së, Faton Avdullahu reagojë në lidhje më këtë deklarim, të cilin ai e cilësojë si sulm ndaj Thaçit.

A nuk patët asgjë më të rëndësishme sot për çka të flisni por për Gjykatën Speciale. Gjetët kohë mu sot në Konferencën mikpritëse të Kryetarit të Shqipërisë z. Meta ta akuzoni ish Presidentin Thaçi. Pse? Pse nuk ju largohet kjo armiqësi së paku tani kur ai dhe të tjerët me te, janë në burg. Pse dëshironi dhe si duket gjeni kënaqësi politike t’i akuzoni edhe më shumë e t’i rëndoni edhe më tepër atje ku janë”, shkroi Avdullahu në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa edhe anëtari i Lëvizjes për Bashkim Agim Kuleta, shprehu pakënaqësinë e tij me deklarimin e presidentes.

"Presidentja Vjosa Osmani duke folur për krijimin e Gjykatës Speciale tha se nuk duhet të harrojmë se kush ka bërë më së shumti presion për themelimin e kësaj gjykate". E ty presidente të mori ne qafë presioni se njet se ke pasë me votu. Edhe më kujtohet si sot që shumë të pat pengu kur Hashimi bënte presion” shkroi Kuleta në publikimin e tij në Facebook.

Kuleta, në shkrimin e tij aludon, se edhe presidentja Osmani, së bashku me formacionin politik të cilit i takon nuk është se nuk përkrahën idenë e formimit të një Gjykate Speciale të këtij formati.

Lajme të ngjashme