“Duhet të jemi gati për luftë”: Bislimi i bjen pishman, gazeta ukrainase ia heq citatin, Nacionale e gjen sërish në origjinal - NACIONALE

“Duhet të jemi gati për luftë”: Bislimi i bjen pishman, gazeta ukrainase ia heq citatin, Nacionale e gjen sërish në origjinal

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

“Duhet të jemi gati për luftë”.

Kështu i tha Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gazetës ukrainase “European Pravda” hiç më larg se sot; për ta shlyer menjëherë pasi e njëjta deklaratë mori hovin nëpër media.

Me ç’duket Bislimi i ka rënë pishman për tonet, pasi e njëjta deklaratë u zëvendësua krejtësisht në median ukrainase pas as një ore nga raportimi që mediat i bënë fjalëve të tij.

Citati i parë (i shlyer mëpastaj):

"Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh - dhe ne duhet të jemi të përgatitur që kjo mund të ndodhë përsëri në çdo kohë”, thotë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës

Citati i dytë (i zëvendësuar pas pishmanit):

Nëse i shikoni zhvillimet në anën e Serbisë, gjithmonë mund të llogarisni me një konflikt të mundshëm dhe ka disa elementë që tregojnë se kjo mund të jetë e mundur. Kjo do të thotë se ne jemi gjithmonë vigjilentë, gjithmonë llogarisim me skenarin më të keq të mundshëm, por ne besojmë se prania e KFOR-it, trupave tona të NATO-s në Kosovë mund t'i pengojë këto tensione nga Serbia në një të ardhme të afërt, por është gjithmonë e mundur”, thotë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës.

Por, gazeta Nacionale arriti të gjejë artikullin e parë të botuar në gjuhën ukrainase – jo versionin e përkthyer në anglisht tashmë edhe të ndërruar - ku mbetet ende citati i Bislimi se “Duhet të jemi gati për luftë”.

Për më tepër, artikulli është i botuar më 26 prilll, të premten e kaluar, ndërsa citati është ndërruar këtë të hëne vetëm pas raportimit të mediave në Kosovë; gjë që tregon se shlyerja apo ndërrimi është bërë me kërkesë nga Besnik Bislimi.

Kësaj gazete jo veç Bislimi i është prononcuar për rrezikun potencial të paramenduar nga Serbia, por edhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Veç paralajmërimeve të zymta për luftë – diskurs ky i etabluar në masë nga qeveria kosovare – Bislimi i flet medias ukrainase edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

U thotë se Kosova s’do ta kishte problem një Asociacion të tillë po qe se vendi do të kishte “së paku njohje diplomatike” me Serbinë.

"Nëse do të kishim marrëdhënie të mira me Serbinë, mundësisht duke përfshirë njohjen diplomatike, atëherë themelimi i një Asociacioni të tillë nuk do të ishte problem për ne”, ka thënë Bislimi.

Por ne shohim që pakica serbe shpesh nuk i shfrytëzon të drejtat që ka aktualisht kanë/ Në këtë situatë, ideja për t'i dorëzuar atij një mjet tjetër të fuqishëm na duket e rrezikshme”, pranon Besnik Bislimi.

Veç kësaj, Bislimi u tregon edhe përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë.

Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj.”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme