Dugolli për vëllaun që u punësua nga Ministri i Mbrojtjes: Nuk po bojka me punu veç pse qenka vëllau i deputetit a? - NACIONALE

Dugolli për vëllaun që u punësua nga Ministri i Mbrojtjes: Nuk po bojka me punu veç pse qenka vëllau i deputetit a?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Enver Dugolli, ka reaguar pas akuzës së deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, e cila tha se Gafurr Dugolli u punësua si sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se kjo ndodhi, sepse është vëllau i deputetit të VV-së, Enver Dugolli.

Por, deputeti Enver Dugolli, është arsyetuar ashtu siç rëndom arsyetohen politikanë, duke thënë se edhe pse është vëllau im, ai ka të drejt të punoj.

Këtu po dëgjohet shumë nga opozita për të drejtat e Shërbyesve Civil, e kur bëhet fjalë për shërbyes civil, nuk po bojka dikush që I ka kaluar të gjitha procedurat nga britanezët. Nuk po bojka veç pse qenka vëllau i një deputeti.

Deputetja Kadriu, pa fijë turpi, bën lidhje për punën e vëllait tim dhe kinse ndikimit tim. Unë e inkurajoj, që deputetja Kadriu të ankohet në instance nëse. Ai person që është vëllau im ma ka pa sherrin që është vëllau im. Sepse ai është është shumë para meje, që 22 vite punon. Por, këtu në Kuvend po zhvillohen konspiracione” – ka thënë deputeti Enver Dugolli.

Lajme të ngjashme