Dugolli: Kosova mund t’i heq barrikadat, por nuk dëshiron që të pësojë askush
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Kosova ka kapacitet për t’i hequr barrikadat, por sipas tij nuk dëshiron të ketë pasoja në njerëz.
Dugolli ka deklaruar se për çështjen e barrikadave janë në komunikim me KFOR-in.
“Nuk është që shteti nuk ka kapacitet e aftësi ta menaxhojë situatën e sigurisë, edhe i heq edhe me forcë, por është mirë që kemi një komunikim intenziv, dhe ky komunikim do të vazhdojë për aq sa është e nevojshme që të hiqen sa më shpejt ato barrikada dhe të mos pësojë askush, në mënyrë që të mos viktimizohet Vuciqi, sepse qëllimin e ka aty”, ka thënë ai.
Dugolli në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjin, tha se largimi masiv i serbëve nga Policia e Kosovës ka pasur një qëllim, që sulmet ndaj policisë tashmë të jenë të parezerva.
