Duda Balje për Projektkodin Civil: Ka shumë burra deputetë që mendojnë si unë, por nuk janë në media sa unë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejta të Njeriut, ka folur edhe një herë për qëndrimin e saj kundër Projektkodit Civil që lejon martesën mes gjinive të njëjta.
Në një intervistë në KTV, Balje ka thënë se ka edhe deputetë burra që ndajnë të njëjtin mendim si ajo, por nuk janë në media.
“Për këtë ka shumë deputetë burra që e kanë mendimin e njëjtë si unë por ata nuk janë në media sa unë, ndoshta pse unë jam kryetare e Komisionit për të drejta të njeriut, ata nuk kanë pritur që unë mund ta kem mendimin tim, unë kam drejtë të mendoj dhe do të veprojë njësoj deri në fund.” – tha ajo.
Tutje, Balje në këtë intervistë të realizuar për festën e tetë marsit, ka thënë se nuk dëshiron lule, por respekt.
“Lulet nuk janë vetëm për sot, lule duhet të dhurohen çdo ditë, femrat janë lule, unë sot nuk dua lule, unë dua respektin…” – ka thënë ajo.