Drejtori i Policisë së Kosovës flet për situatën në veri: Kemi forca të mjaftueshme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se sot në Kosovë nuk ka pasur ndonjë incident në pjesë veriore të Kosovës, por edhe në dy ngjarjet që janë zhvilluar në Gazimestan dhe Graçanicë.
Hoxha ka treguar se Policia e Kosovës ditë më parë ka përgatitur një plan operativ.
Ai ndër të tjera ka thënë se ka forca të mjaftueshëm të policëve për të mbajtur nivelin e sigurisë në veri të Kosovës.
“Normalisht në pjesë veriore veprojnë grupe të caktuara kriminale të cilat janë të drejtuara nga qarqet në Beograd, të cilat po e kërcënojnë kohë pas kohe sigurinë në atë pjesë. Mirëpo, ne si Polici jemi të përgatitur, kemi forca të mjaftueshme, mbështetje qeveritare dhe bashkëpunim me qytetarët atje.” – ka thënë Hoxha për RTV21.
