Drejtori i Policisë publikon pamje si ishin sulmuar njësitet e Policisë me zolla e armatim të rëndë nga terroristët
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka publikuar pamjet teksa grupi terrorist kishte sulmuar njësitet e Njësisë Speciale, pak pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.
“Vrasja ka ndodhur me detonim të minës anti-këmëbsorike, me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit”, ka thënë Hoxha.
“Ky është momenti i sulmit, dhe hudhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda. Ora 4:21 e mëngjesit. Goditjen me zollë e patë”, tha Hoxha.
“Kolegët tanë vazhdojnë dhe dalon përtej barrikadës së parë. Veturat anash kanë qenë të policisë që kanë qenë të sulmuara që kanë mbetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha më tutje.
"Vetura që është përdorur nga rreshteri Bunjaku dhe një veturë tjetër e njëstit të Policisë kufitarë", tha ai.

