Drejtori i Klinikës Emergjente: Njëri nga të plagosur në “Bon Vivant” është në rrezik për jetë - NACIONALE

Drejtori i Klinikës Emergjente: Njëri nga të plagosur në “Bon Vivant” është në rrezik për jetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka treguar për gjendjen e të plagosurve mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”.

Ai ka bërë me dije se njeri nga ta është në rrezik për jetë.

Ai ka treguar se në këtë rast 7 janë të plagosur me armë zjarri, ndërsa 10 janë të lënduar me xhama ose mjete të tupitura.

Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar Syla për “Klan Kosova".

Lajme të ngjashme