Drejtori i IFIMES, Beqiroviq: Ekziston rrezik real për konflikt të armatosur në Kosovë
Drejtori i institutit IFIMES në Slloveni, Zijad Beqiroviq, ka thënë se ekziston ende rreziku i një konflikti të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës derisa ka vlerësuar që presioni ndaj të dyjave do të rritet në periudhën e ardhshme.
Ai vlerësoi se kohët e fundit “nga Prishtina po vijnë deklarata mjaft konfuze” pasi kryeministri Kurti kishte deklaruar se priste zgjidhje përfundimtare të problemit me Serbinë deri në pranverë, raporton Kosovo Online.
“Nuk ka asnjë afat zyrtar për përfundimin e dialogut, sepse ngjarjet në terren po i distancojnë palët në dialog nga njëra-tjetra, ndërsa në të njëjtën kohë situata ekzistuese kërkon dialog intensiv për të shmangur më të keqen, që është një konflikt i armatosur,”
Kurti më herët kishte kërkuar sërish që të kishte takime çdo muaj në Bruksel me presidentin Vuçiq dhe ishte shprehur i çuditur që kjo gjë nuk po ndodhte.
Beqiroviq tha se beson që përnjëmend ekziston “rreziku real i një konflikti të armatosur.”
