Drashkoviq tregon prapaskenat me Millosheviqin: Thoshte se s'lë çizme të NATO's të shkelin në Jugosllavi - NACIONALE

Drashkoviq tregon prapaskenat me Millosheviqin: Thoshte se s'lë çizme të NATO's të shkelin në Jugosllavi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkrimtari dhe politikani veteran serb, Vuk Drashkoviq, në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala, ka rrëfyer prapaskenat e kohës së bisedimeve në Rambuje dhe atë të para fushatës ajrore të NATO’s ku do të intervenohej për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe spastrimit etnik që kishte nisur me aparaturë shtetërore. Drashkoviq, avokonte për pranimin e Marrëveshjes së Rambujes, por Millosheviq ishte kategorikisht kundër. Politikani serb rrëfen se si ishin fjalët atë botë.

Ai thoshte: Unë s’pranoj që çizmet e ushtarëve të NATO’s të shkelnin mbi tokën jugosllave. Unë i thash: Epo mirë, do t’i lusim atëherë që të mbathin atlete, por ata duhet të vijnë. Po bëj hajgare, por vërtet e kam thënë këtë. Ai e rerfuzoi marrëveshjen”, tregon Drashkoviq.

I thash: Pas kësaj do të vjen oferta e dytë, e cila për Serbinë do të jetë edhe më e keqe, sepse Madllen Ollbrajt është nisur për në Paris. Dhe vërtet, kështu edhe ndodhi. Pasoi versioni tjetër i Rambujesë, që përmbante gjithçka që kishte edhe oferta e parë, por edhe me një obligim tjetër shtesë. Që si lëshim, t’iu lejohej shqiptarëve që pas tri vitesh të mund ta zgjidhnin statusin e tyre me referendum. Nuk e kishin definuar se kush do të merrte pjesë në refrendum: E gjithë Serbia, apo vetëm populli që jetonte në Kosovë? Këtu, thënë sinqerisht, dhe shikuar nga aspekti politik, ishte lënë një hapësirë për manipulim”.

Drashkoviq tregon për shpresat e Slloban Millosheviqit që shqiptarët e Kosovës të mos e pranonin Marrëveshjen e Rambujesë.

“(Shpresonte) se as pala shqiptare nuk do ta pranonte marrëveshjen. Mirëpo, shqiptarët në fund e pranuan, kurse ne e refuzuam. Kështu që prapë, një natë para bombardimeve, Hollbruku erdhi sërish këtu dhe e luti Millosheviqin që ta pranonte marrëveshjen”, vazhdon Drashkoviq.

Por, Millosheviqi refuzoi. Personalisht mendoj se Millosheviqi i kishte disa arsye të vetat që e refuzoi atë. Deri para luftës në Kosovë, dhe deri para bombardimeve të NATO’s, Millosheviqi në botë njihej si agresor. Si një njeri që qëndronte prapa të gjitha krimeve dhe agresioneve në Bosnje e Kroaci. Por, ai tani përnjëherë dëshirontë të ishte në pozitën e viktimës. Dhe, që bota ta njihte si dikë që ishte viktimë e agresionit të forcës më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit. Nuk e di, ndoshta kjo ishte njëlloj kënaqësie për të”, tregon ai.

Intervista e plotë e Vuk Drashkoviq do të publikohet në Nacionale ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme