Ministrja Gërvalla s'merret me marrëveshjen, në Portugali takon Augusto Ernesto dos Santos Silvan
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, deri më tani nuk e ka komentuar marrëveshjen e Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë. Bile, ajo ka shkuar sa më larg Ohrit, në Lisbonë, ku po zhvillon disa aktivitete të ndryshme.
Ajo sot njoftoi se është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Portugalisë, thotë se kanë diskutuar rreth forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Portugalisë, dhe të tjera.
‘’Takim produktiv me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva. Ne diskutuam për zhvillimet rajonale, perspektivën Euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të marrëdhënieve mes shteteve tona. Mirënjohëse për mbështëtjen e Portugalisë ndaj Kosovës.’’- u shpreh Gërvalla-Schwarz në një postim në rrjetin social ‘’Twitter’’.
Augusto Ernesto dos Santos Silva është kryetar i Kuvendit (Asamblesë) së Portugalisë prej vitit të kaluar.
Productive meeting with the President of the Assembly of the Republic of 🇵🇹, @ASantosSilvaPAR. We discussed regional developments, 🇽🇰's Euro-Atlantic perspective & enhancing relations between our countries. Grateful for Portugal's support of Kosova. pic.twitter.com/6aTua8FTFn
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 21, 2023
