DOKUMENT: PDK-ja në Gjilan e kallëzon në Prokurorinë Speciale Alban Hysenin për shtatë vepra penale - NACIONALE

DOKUMENT: PDK-ja në Gjilan e kallëzon në Prokurorinë Speciale Alban Hysenin për shtatë vepra penale

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan e ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë Speciale, Kryetarin e Gjilanit nga rradhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni. PDK-ja, e akuzon Hysenin për shtatë vepra penale, nga ku të kontestueshme sipas tyre, edhe miliona euro.

PDK-ja në dokumentet që ka siguruar Gazeta Nacionale e akuzon Kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni për, Keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurorim public, Shkelje e dispozitave ligjore, ndarjet buxhetore, Shkelja e dispozitave ligjore për Menaxhim të Financave, Shkelje të dispozitave ligjore për Zyrtarët Publik, si dhe për shkelje të tjera të dispozitave ligjore të cilat dalin gjatë hetimit, sipas PDK-së.

PDK, në kallëzimin penal të dorëzuar në Prokurorinë Speciale thotë se të dhënat i bazon edhe te Zyra Kombëtare e Auditimit, për të cilin raport vet menaxhmenti i Komunës është pajtuar. Kjo përbënë bazën e e përgjegjësisë penale sipas PDK-së, sepse sipas tyre Komuna vet u pajtua me gjetjet e zyrës.

Akuzat:

Sipas PDK-së, 102 persona u punësuan apo angazhuan në pozita të rregullta pa shpallje publike, jashtë çdo procesi të hapur dhe konkurues.

U devijua në mënyrë të palejuar kontrata publike në vlerë prej 1 milionë e 280 mijë euro, e ila sipas tyre është vërtetuar zbatimi i parregullt i devijimeve të kontratave mbi kufirin e lejuar.

Rialokimi i buxhetit pa vendim të Kuvndit Komunal, nga ku sipas PDK-së, janë kryer pagesa për projekte në vlerë prej 138, 714 euro dhe pa aprovim paraprak nga Kuvendit Komunal.

Tutje, sipas PDK-së, raporti i ZKA evidenton vonesa të mëdha në përmbushjen e detyrimeve duke përfshirë pagesa për përmabrime në shumën, 7, 006, 316 euro, nga të cilat 523, 056 euro janë vetëm kamata si rezultat i mosveprimit në kohë dhe të kundërligjshëm në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave.

Ky kallëzim Penal është dorëzuar këtë të mërkurë në Prokurorinë Speciale nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan.

Ndryshe, Alban Hyseni është kandidati i Vetëvenodsjes për zgjedhjet e 12 tetorit për Kryetar të Gjilanit, ndërkohë nga PDK postit ia mësyu Riad Rashiti.

Lajme të ngjashme