Diplomati gjerman për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje: S'ka Asociacion, pa kryetarë komunash - NACIONALE

Diplomati gjerman për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje: S'ka Asociacion, pa kryetarë komunash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane në Beograd, Karsten Mayer-Wifhausen, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk do të jetë i mundur nëse nuk dorëzohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e planifikuara të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës.

"Është një pyetje krejtësisht praktike. Nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë komunash, nuk mund të krijoni një komunitet komunash. Pa njerëz në to, nuk keni institucione. Ju duhen ato institucione. Kjo është ajo,"- ka thënë diplomati gjerman, raporton media serbe Beta.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se Mayer-Wifhausen ka shtuar se nëse njëra nga listat nuk aplikon për zgjedhje, do të dihet se kush është përgjegjës për zvarritjen e formimit të Asociacionit.

Kujtojmë se Lista Serbe ka përsëritur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe derisa të gjitha njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga zona.

Lajme të ngjashme