Shtrenjtimi i naftës nuk ka të ndalur, sot çmimi ngritët për një cent
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e premte.
Vendimi i ministrisë tregon se nafta sërish është shtrenjtuar.
Sipas vendimit, një litër naftë sot do të jetë 1 euro e 69 centë.
Krahasuar me dje, nafta do të jetë një cent më shtrenjtë.
Ministria ka treguar se çmimi i benzinës për sot do të jetë 1 euro e 50 centë.
Kurse, gasi do të shitet me çmim 0.60 euro për litër.