Dimal Basha e Haki Abazi jashtë garës për kryetar të degës së VV-së në Ferizaj - NACIONALE

Dimal Basha e Haki Abazi jashtë garës për kryetar të degës së VV-së në Ferizaj

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dikur dy nga figurat më të forta të VV-së nga qyteti i Ferizajt, ndërsa njëri prej tyre edhe ish-kandidat.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk do të ketë vend si i pari i degës së kësaj partie në qytetin respektiv.

Bëhet fjalë për Dimal Bashën e Haki Abazin.

Përmes një njoftimi në rrjetin social "Facebook", kjo degë ka njoftuar se kandidatja e vetme për kryetare të VV-së në Ferizaj është Fatbardha Zogaj-Reka.

"▪Fatbardha Zogaj Reka kandidate për Kryetare të Qendrës së LVV në Ferizaj

▪Shqipe Jashari- kandidate për Kryetare e Grave në VETËVENDOSJE! (GVV),Qendra në Ferizaj

▪Yllka Neziri Hyseni - kandidate për Kryetare e Grave në VETËVENDOSJE! (GVV),Qendra në Ferizaj", shkruan ndër të tjerash në këtë njoftim.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Postimi i çuditshëm

Hiç më larg se mbrëmë, deputeti i fundit që siguroi "vizën" për Parlamentin e Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të VV-së, Haki Abazi, "goditi" nga distanca kryeministrin Kurti.

Duke shfrytëzuar platformën "Facebook" kujtoi pjesëmarrjen në një nga protestat kundër Hashim Thaçit, e titulluar: "Një popull s'i nënshtrohet një njeriu".

Kjo u pa si thumbim i qartë ndaj Kurtit, që pikërisht dje paraqiti para strukturave të Vetëvendosjes planprogramin për platformën qeverisëse katër-vjeçare, me të cilin program po kërkon besimin e delegatëve.

Në anën tjetër, kujtojmë se Dimal Basha, ishte goxha aktiv ditëve të fundit, e në veçanti sot, teksa shihej duke u përplasur me Jasharajn në Komisionin për Arsim, megjithatë duket se pa rezultat, pasi partia nuk po i zë më "besë" njeriut që dikur premtonte spektaklin "Miss Gjyshja".

Lajme të ngjashme