"Dikush vonohet, dikush nuk flet" - Korenica shpalos raportin me Kurtin dhe vartësit e tij - NACIONALE

"Dikush vonohet, dikush nuk flet" - Korenica shpalos raportin me Kurtin dhe vartësit e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Visar Korenica tashmë është përjashtuar nga pozita që ushtronte në degën e VV-së në Rahovec, me ç'rast është zëvendësuar nga Ali Dula, ani pse ky emërim duket se nuk po pritet mirë nga anëtarët e degës në fjalë.

Deputeti që tash e sa kohë e ka konfirmuar votën kundër Projektkodit Civil, votë kjo që edhe çoi te përjashtimi, ka folur edhe për situatën e brendshme në parti.

Ai tha se nuk ka komunikim të drejtpërdrejt, por flet me njerëz që i ka caktuar, zëdhënës, këshilltarë apo edhe të tjerë.

“Kurti komunikon përmes njerëzve, janë zëdhënës e tij, këshilltarët e tij, ministrat me të cilët kemi raport të drejtpërdrejtë, dikush përgjigjet menjëherë, dikush vonohet, dikush nuk përgjigjet fare që nuk është në rregull”, ka thënë ndër tjerash në T7.

Kujtojmë se Korenica edhe së fundi tërthorazi kundërshtoi kryeministrin Kurti, duke thënë se Oliver Ivanoviq është kriminel edhe pikë.

Lajme të ngjashme