"Diku në Britani": Opozita thotë se mungesa fizike e Kurtit në samitin BE - Ballkan Perëndimor nuk arsyetohet me asgjë - NACIONALE

"Diku në Britani": Opozita thotë se mungesa fizike e Kurtit në samitin BE - Ballkan Perëndimor nuk arsyetohet me asgjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Diku në Britani” ishin fjalët e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, kur foli për mungesën e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti në samitin Bashkimi Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë të enjtën. Kurti në këtë samit mori pjesë virtualisht. E mungesa fizike e Kurtit ka shqetësuar opozitën në vend, duke thënë se nuk arsyetohet me asgjë mungesa e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, ka pyetur se ku është kryeministri Kurti, duke shtuar se Kurti ka zgjedhur që të mbajë ligjerata boshe në nëpër shkolla në Irlandën e Veriut.

Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i perbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes - iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.” – ka thënë ai tutje.

Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla.” – ka thënë tutje Krasniqi.

Krasniqi nuk po mund të besojë që Kurti është kaq i papërgjegjshëm dhe që ik nga obligimet dhe se vendin e ka pasur në Tiranë.

Një gjë është e qartë: me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen. Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thelloj as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane.” – ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, edhe ish-kryeministri aktualisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar për mospjesëmarrjen e Kurtit në Samitin në Tiranë, duke thënë se nuk ka asnjë arsyetim dhe se mospjesëmarrja do të arsyetojet nëse do të kishte ndonjë emergjencë kombëtare.

Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim.

Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës.” – ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje, Hoti ka thënë se Kurti do të duhej të konsultohejt paraprakisht me Qeverinë Rama.

Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti.” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se kryeministri Kurti po qëndron për vizitë në Irlandën Veriore. Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti sot vizitoi “Queens University” në Belfast, ku ligjëroi dhe mori pjesë në diskutimin e zhvilluar me temë “Shtetndërtimi në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”.

Lajme të ngjashme