Rama arsyeton mungesën e Kurtit në samitin në Tiranë: Do të ketë një takim diku në Britani - NACIONALE

Rama arsyeton mungesën e Kurtit në samitin në Tiranë: Do të ketë një takim diku në Britani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në samitin e sotëm në Tiranë ku do të diskutohet mbi Planin e Rritjes dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalën hyrëse të samitit bëri me dije se Kurti “për arsye objektive" nuk do të jetë i pranishëm, pasi do të ketë një takim në Britaninë e Madhe.

“Më lini t’ju them që për arsye objektive, kryeministri i Kosovës nuk mundi të merrte pjesë për shkak të një takimi dypalësh diku në Britaninë e Madhe.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, më herët edhe Qeveria konfirmoi se Kurti do të marrë pjesë në samit vetëm virtualisht përmes një videoadresimi.

Lajme të ngjashme