"Dihet kush i ka zhdukë": Mbrojtja ‘horror’ që ia bëri Besnik Bislimi Deklaratës për Persona të Pagjetur - NACIONALE

"Dihet kush i ka zhdukë": Mbrojtja ‘horror’ që ia bëri Besnik Bislimi Deklaratës për Persona të Pagjetur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i ka bërë një mbrojtje ‘horroriale’ Deklaratës për Persona të Pagjetur për të cilën pati dakordim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel. Çka tha Bislimi?

Zv. Kryeministri i Kosovës doli në foltore të Kuvendit të Kosovës pas sulmeve nga deputetët opozitarë për atë deklaratë.

Fatkeqësisht, mbrojtja e tij ishte e turpshme dhe e tmerrshme.

Zero brengë

Ai e nisi mbrojtjen e punës së bërë nga kryeministri për këtë temë duke e përmendur një deklaratë tjetër nga Driton Selmanaj dhe një Deklaratë të 7 shtatorit 2020 të arritur nga Qeveria Hoti.

“Sa i përket Deklaratës së Personave të Pagjetur apo Zhdukur me Forcë. Kjo është deklarata që është dakorduar në Bruksel më 7 shtator 2020 nga ish-kryeministri Hoti. I ka vetëm shtatë fjali, gjashtë prej tyre që tregojnë se kush do të jetë kryesues i Komisionit, kur do të bëhet puna. Zero brengë edhe skjarime për atë se sa i rëndësishëm është problemi i personave të pagjetur. Dhe e ka titullin “Missing Persons” - tha zv. kryeministri.

Por, Missing Persons e ka titullin edhe deklarata e dakorduar nga Kurti dhe Vuçiqi pardje, në Bruksel.

Ai vazhdoi sulmet duke e përmendur me emër Driton Selmanajn por pa thënë diçka të re:

“Këtu thuhet që çështja e të pagjeturve do të merremi një vit pasi ta kemi marrëveshjen finale me Serbinë. Do të thotë, zero urgjencë në trajtimin e çështjes së personave të pagjetur. Thashë, kjo është dakorduar në Bruksel më 7 shtator 2020. Më datën 8 shtator e keni deklaratën e z. Selmanaj, ku thotë kjo temë është konsumuar, është ezauruar. Kjo është brenga e deputetëve të LDK-së për temën e të pagjeturve.” – përfundoi z. Bislimi

Kryeministri quhet kryeministër

Si arritje të parë në Deklaratën për të Pagjeturit, z. Bislimi përmendi faktin se në titull kryeministri i Kosovës quhej “kryeministër i Kosovës.”

“Deklarata të cilën ne e kemi dakorduar në Bruksel e ka titullin “Deklarata e kryeministrit Albin Kurti”. Më tregoni nga data e fillimit të negociatave në vitin 2011 ku kemi 39 marrëveshje kur një udhëheqësi të Kosovës i është referuar me termin kryeministër apo president.”

Emri i plotë i deklaratës është: “Deklarata e Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrit Albin Kurti për Personat e Pagjetur”.

Përsëri sulme kundërshtarëve

“Ju po thoni keni gabuar që e keni zhdukur termin “të zhdukur me dhunë”. Tregoni kur e keni futur ju një dokument që e kemi larguar. Vetëm një dokument që i jeni referuar.” – vazhdoi z. Bislimi.

Ai pretendoi se termi “forcibly disappeared” ndodhej në dokumente të drejtësisë ndërkombëtare, por duke mos e përmendur Konventën ku ndodhej termi “enforced disappearence”.

Dihet kush i ka zhdukë

Në një tjetër deklaratë nonshalante, Bislimi i tha këto fjalë të pabesueshme:

“Personat e zhdukur nuk janë kategori e re. Ata dihen me emra e mbiemra dhe dihet kush i ka zhdukë. Është idiotësi të thuhet që po barazohen krimet kur dihet se kur kanë ndodhë krimet dhe cilët janë personat e zhdukur me dhunë. Dhe kush ka informata që mund të shpijnë drejt gjetjes së këtyre personave.”

Kaq.

Lajme të ngjashme