“Diaspora me kryeministrin”: Pacolli publikon fotografinë e mërgimtares me fanellë me fytyrë të Kurtit - NACIONALE

“Diaspora me kryeministrin”: Pacolli publikon fotografinë e mërgimtares me fanellë me fytyrë të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Diaspora po qëndron në Kosovë. E një pjesë e tyre, po i shfrytëzon këto ditë për vizituar edhe Kuvendin e Kosovës, ku po priten nga deputetët e partive të ndryshme.

Një nga nikoqiret e diasporës ka qenë edhe Fitore Pacolli e VV-së. Ajo ka postuar dhjetra fotografi nga takimet me diasporën në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e fotografive është edhe fotografia e një gruaje nga diaspora e cila ka të veshur një fanelë me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe me një thurrje (hashtag) “diaspora me kryeministrin”.

Pacolli ka shkruar një fjali si mbishkrim të 59 fotografive.

“Një ditë me mërgatën në Kuvendin e Kosovës” – shkruan Pacolli.

Lajme të ngjashme