“Dialogu është në ngërç”: Një ditë pasi u lavdërua nga Lajçak, Pahor thotë se do ta jap planin nëse bëhet emisar
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor tashmë e ka shprehur haptas interesimin e tij për ta marrë nën drejtim ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, pasi emisari Miroslav Lajçak t’i përfundojë mandati në gusht të këtij viti. Ai, duket se veç e ka një plan për procesin.
Pahor ka deklaruar se nuk mund të tregojë aktualisht se çka do të ndryshonte në dialog hde ku e sheh zgjidhjen:
“Nuk mund ta them këtë, deri të fillojë procesi. Unë kam vendosur të hyj në këtë proces dhe nëse, e pranojnë këtë vendim, atëherë do t’i them të gjitha referencat e mija, do ta jap planin tim.”
Sipas tij, dialogu mes dy vendeve është në ngërç:
“Dialogu është në ngërç, ka mungesë të besimit dhe neve na duhet ta gjejmë një mënyrë për të ecur përpara me besim më të madh.” – ka thënë ai, sipas “Kosovo Online”.
Ndërkohë, emisari aktual për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të premten foli mbi raportimet se Pahor do t’ia zë vendin.
“Por, sigurisht, e njoh presidentin Pahor që shumë vite. Jemi takuar, dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di që është shumë i interesuar në rajon, dhe ka shumë njohuri rreth rajonit. Kështu që po, është një faktor shumë i rëndësishëm.” – u shpreh ai.
Duke folur në një intervistë për “N1”në Sarajevë, një prej pyetjeve që iu shtrua emisarit Lajçak ka qenë edhe ajo se si e sheh rritjen e tensioneve mes dy vendeve gjatë mandatit të tij.
Këtu, diplomati sllovak u përgjigj se gjatë kësaj periudhe katër vjeçare, procesi ka qenë i ndarë në dy pjesë. Në atë pozitive, që është normalizimi, dhe në tjetrën, tensionet mes dy vendeve.
“Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian nuk ka qenë asnjëherë më gati për ta drejtuar ose ndërmjetësuar këtë proces. Por duhet të them, se për katër vite të mandatit tim, kemi qenë të ndarë në dy pjesë. Njëra ka qenë pozitive, kur kemi punuar në normalizim, por tjetra, që ka qenë më e madhe, ka qenë përballja me kriza, duke tentuar ta parandlaojmë eskalimin. Dhe natyrisht, nuk mund t’i kesh të dyja në të njëjtën kohë. Kështu që, shumë shpesh jemi detyruar ta ndalim proesin e normalizimit, sepse është dashur të përballemi me eskalimin në terren.” – tha ai.
Vlen të theksohet se përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell e ka nominuar Lajçakun për ambasador të BE-së në Zvicër. Atij, mandate si emisar i përfundon në gusht të këtij viti.