Pas dhunimit të 11-vjeçares, Qeveria Kurti në ditë vikendi dorëzon dosjen e Vettingut në Kuvend - NACIONALE

Pas dhunimit të 11-vjeçares, Qeveria Kurti në ditë vikendi dorëzon dosjen e Vettingut në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti, e vartëses së saj, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, u dha lajmi që procesi i Vettingut do të shkojë në Kuvend. E shkasi që solli këtë nismë është dhunimi i 11-vjeçares, për të cilën tragjedi Kurti e Haxhiu floën edhe në konferencë.

Siç njoftuan dy qeveritarët, dosja e Vettingut do të dorëzohet sot tek kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke theksuar se tashmë ky proces do të jetë në duart e deputetëve të Kosovës.

Tashmë, Kurti e Haxhiu e kanë dorëzuar këtë dosje në Kuvend, ku u pritën nga Glauk Konjufca.

Megjithatë, Kurti e Haxhiu folën edhe për dorëheqjet në Polici e Shërbim Korrektues pas dhunimit të 11-vjeçares, duke uruar që të ketë edhe më shumë dorëheqje.

Natyrisht, Kurti e komentoi edhe ngjyrosjen me miell të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili aksion të Partisë Socialdemokrate tha se u bë nga inatet.

Vettingu

Lajmi më i madh i konferencës së Kurtit dhe Haxhiut ishte njoftimi se projektligji për Vettingun do të dorëzohet në Kuvend.

Kurti përmendi dhunimin e 11-vjeçares, duke thënë se në rastet si kjo kur dështon zinxhiri institucional i drejtësisë, faturën e paguan qytetari.

Jemi angazhuar që nga fillimi për reformën në drejtësi. Gjatë kësaj jave na tronditi lajmi për dhunimin e 11-vjeçares. Në raste si këto i humbë kuptimi zbatimit të respektimit të drejtave të drejtave të njeriut e ligjit. Kur kuptojmë që kryerësi i veprës penale ka qenë i dënuar për vepra penale e gjendet i lirë, kur dështon zinxhiri institucional përgjegjës për ndjekjen penale, dështon drejtësia, kurse faturën e paguan qytetari. Dhunuesi lirohet pas 8 muajve burgim, nuk rehabilitohet, përsërit veprën e madje dhunuesi edhe vret.”, tha Kurti.

E pastaj, ai njoftoi se dosja e vettingut do të dorëzohet sot tek kryetari i Kuvendit.

Në qëllim të koordinimit me gjithë akterët politikë, kam thirrur liderët e opozitës që puna e mëtutjeshme e Vettingut të arrijë konsensus të plotë. Në përjashtim të LDK, të gjithë e kanë pranuar ftesën dhe kemi zhvilluar takimin. Procesin e vendosim tashmë në duart e deputetëve në kuvendin e Kosovës. Kemi vendosur reformën në drejtësi prioritet të qeverisë.”, vazhdoi Kurti.

Në fund të fjalimit hyrës, Kurti tha se procesi i filluar i vettingut duhet të përfundojë.

Puna e nisur nuk mund të përfundoj pa Vettingun dhe sigurimin që instucionet e parandalojnë krimin, burgjet i rehabilitojnë të denuarit kruse qytetarët e kthejnë besimin mbi ligjin e institucionet, për këtë mbesim të përkushtuar”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi se çfarë përmban dosja e vettingut.

Strategjia për sundimin e ligjit, reforma në këshillin prokurorial, projektligjin për byronë për konfisikimin e pasurisë së pajustifikueshme janë disa nga pikat që kemi punuar që 1 vjet e gjysmë qeveri. Tani pas një pune intenzive dhe pak konsultimeve me grupet paralamentare sot po e dorëzojmë dosjen e dokumenteve të vettingut. Kjo dosje përfshin amandamenetet kushtetuese për vettingut, projekltigjin për vettingun, dokumentet shpjegues për vettingun”, theksoi Haxhiu.

Dorëheqjet pas rastit të 11-vjeçares

Haxhiu e Kurti përmendën edhe dorëheqjet për rastin e 11-vjeçares, por ata uruan të ketë edhe më shumë dorëheqje.

Haxhiu tha se tek gjyqtarët e prokurorët vazhdimisht është parë një neglizhencë në luftën ndaj korrupsionit, ndonëse ky sektor ka rrogat më të mëdha në rajon.

Në vazhdimësi jemi dëshmitar të neglizhencës, mosveprimit dhe pamosndëshkueshmërisë. Gjyqtarët e prokurët kanë pagat më të larta në rajon, por për shkak të mosveprimeve po humbin jetë grash, po dhunohen të miturin dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar.”, tha ajo.

Ndërsa për punën e dhunimit seksual, Kurti tha se shumicën e rasteve gjyqtarët kanë shqiptuar dënime të lehta.

Kosova ka 400 gjykatës, ma shumë se gjysma e tyre kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Jo thërrasim, por bërtasim për vetting, prandaj vetting është i domosdoshëm”, deklaroi Kurti.

Haxhiu tha se uron të ketë edhe më shumë dorëheqje pas dhunës seksual të ushtruar nga 11 persona ndaj 11-vjeçares.

Së pari pas asaj që ka ndodhur me dhunimin, ka pasur dy dorëheqje, ne urojmë që të ketë edhe të tjera, sepse ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Siç e dini dje e kam kërkuar edhe dorëheqjen e kryeprokurorit të prokurorisë themelore në Prishtinë, sepse para dy ditësh u arrestuan 6 persona të cilët dyshohen se kanë dhunuar seksualisht të miturën në qershor. Po të vepronte prokuroria me kohë ata persona do të ishin arrestuar që atëherë, por vepruan dy muaj pas.”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu deklaroi se janë duke e analizuar legalizimin e sprejit.

“Sa i përket kërkesave për legalizimin e gazit irritues për vetëmbrojtje, kemi caktuar dy grupe për të bërë analizë në aspektin ligjor, që është nga Ministria e Drejtësisë, dhe nga aspekti i sigurisë, që është nga Ministria e Brendshme.”, tha ajo.

Lajme të ngjashme