Detaje të reja: Letra e Scholz-Macron-Meloni ishte para letrës së Gërvallës drejtuar KiE-së, pretendon Knaus-i - NACIONALE

Detaje të reja: Letra e Scholz-Macron-Meloni ishte para letrës së Gërvallës drejtuar KiE-së, pretendon Knaus-i

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për ta bërë edhe më të çuditshme krejt situatën, Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet pretendon se letra nga tre krerët e kryqyteteve më të mëdha evropiane, Scholz-Macron-Meloni ishte dërguar “para letrës së qeverisë kosovare” që u bë e ditur sot nga Donika Gërvalla, ministre e punëve të jashtme.

Siç pretendon Knaus, del se Qeveria e Kosovës e ka shpërfillur Berlinin-Parisin-Romën, nga të cilët varet anëtarësimi i Kosovës në KiE, duke synuar një mënyrë krye më vete të anëtarësimit në këtë organizatë.

Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së ASM-së njëherë e përgjithmonë këtë maj”, ka shkruar Knaus.

Lajme të ngjashme