Dështimi i takimit trepalësh, Kurti: Kam kërkuar garancione për mirëbesim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas dështimit të takimit trilateral mes tij, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Bruksel.
Kurti konfirmoi fjalët e Borrell se para takimit ka kërkuar garancione “për mirëbesim dhe vullnet të mirë që mundësojnë zbatim.”.
Ai shtoi se “nuk mund të ketë zbatim pa këto”.
Pjesë e deklarimit të Kurtit:
Hera e fundit që kemi pasur takim trilateral, 14 shtator 2023, pra 10 ditë para sulmit në Banjskë dhe që prej atëherë s’kemi pasur takim. Ka ndodhur shumëçka që atëherë, ka ndodhur Banjska dhe letra e tërheqjes nga MB-ja prej Brnabiq.
Siç e tha Borrell, unë kam kërkuar garancione për mirëbesim dhe vullnet të mirë që mundësojnë zbatim.
Nuk mund të ketë zbatim pa këto. Dhe këto vinë prej 3 garancive që i kam kërkuar: nënshkrimi, veëtm nënshkrimi sjell siguri ligjore dhe anulon shkeljet, garancia e dytë është tërheqja e lerës së Brnabiq, sepse në atë letër ajo thotë që nuk pranohet pavarësia e kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial. Ku është kuptimi i zbatimit kur të thonë që pavarësia, OKB-ja, dhe integriteti territorial nuk të respektohet. Garancia e tretë, dorëzimi i kryrkriminelit Radojçiq.
Ne nuk mund ta ngjallim Afrim Bunjakun, por Serbia duhet të na dorëzojë Radojçiqin.
Do të ketë diskutim të krynegociatorëtve në fillim të korrikut, por smund të kemi zbatim të marrëveshjes pa e realizuar mirëbesimin, dhe që besojmë që besojmë që kalojnë përmes këtyre tri garancione.