Ministri Lamallari tregon pse u shpall “non grata” Huduti: Zonja le t’i mbajë bindjet e saj për vete, por nuk mund të shkelë për 15 vite në Shqipëri - NACIONALE

Ministri Lamallari tregon pse u shpall “non grata” Huduti: Zonja le t’i mbajë bindjet e saj për vete, por nuk mund të shkelë për 15 vite në Shqipëri

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Befort Lamallari, ka folur për rastin e Ikballe Hudutit, e cila u shpall “non grata” nga shteti i Shqipërisë, me ndalim hyrjeje për 15 vite.

Lamallari ka dhënë detaje lidhur me vendimin e para dy ditëve për ta shpallur “person të padëshiruar” Hudutin, ndërsa ka folur për Euronews.

Ai tha se vendimi është marrë mbi bazën e dosjes që i është paraqitur.

Ne kemi vepruar duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi këtë shtetase, ashtu siç kemi edhe në mënyrë periodike të përditshme, ne mbledhim informacion si agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimi inteligjent, në bashkëpunim dhe me partnerët. Mbledhim informacion për shtetas të ndryshëm të cilët po bëjnë kërcënim për sigurinë, sigurinë publike apo atë kombëtare, dhe për interesin publik. Sigurisht, ministri i Brendshëm disponon gjithashtu edhe përmes urdhrave të përgjigjjes parandaluese, ku kërkohet dhe miratimi, autorizimi i GJKKO-s, kurdoherë që ka dyshime për financim të terrorizmit, nxitje të dhunës, nxitje të urrejtjes, dhe patjetër domethënë kjo është puna jonë funksionale", tha ndër të tjera ministri Lamallari.

Ai shtoi se zonja, duke iu referuar Hudutit, mund t’i mbajë bindjet e saj, por për 15 vite nuk mund të shkelë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Zonja le t’i mbajë bindjet e saj për vete, por nuk mund të shkelë për 15 vite në territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha ndër të tjera Lamallari.

Liria fetare dhe bindjet janë të çdo personi, por kur ato keqpërdoren, abuzohen, aq më tepër për të ndikuar persona të tjerë, qoftë edhe përmes thirrjeve publike, duke promovuar khamenizmin dhe agjenda të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me atë çfarë dëshiron shumica e popullit shqiptar, i cili është populli më europian dhe kërkon realizimin sa më të shpejtë të ëndrrës për t’u bërë pjesë e BE-së”, tha Lamallari.

Duhet theksuar se Gazeta Nacionale kishte raportuar për Hudutin si pjesëmarrëse në protesta në Tiranë, e cila gjithashtu përfaqëson sektin shiit dhe është e afërt me regjimin iranian, si dhe kishte edhe fotografi me ish-presidentin e këtij shteti, Ahmadinexhad

Përveç disa shkrimeve mbështesë për protestën, Huduti më 15 qershor ka marrë pjesë edhe fizikisht.

Gjithashtu në profilin e saj në Facebook, kishte postuar një video mbi 10 minuta që tregon për pjesëmarrjen e saj në këtë protestë.

kballe Berisha-Huduti është e njohur në Kosovë për qëndrime kontraverse. Ajo vazhdimisht ka shprehur qëndrime të ashpër edhe ndaj ShBA-së.

Kur forcat amerikane e kishin vrarë gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, ajo i kishte quajtuar ShBA-të shtet kriminel./Nacionale

Lajme të ngjashme