Dëshmitari tregon momentin e aksidentit ku vetura ra në lumin Lepenc: I kam dëgjuar duke bërtitur nga poshtë
Po vazhdon ende kërkimi i tre kosovarëve të zhdukur në lumin Lepec. Ndërsa, tashmë ka folur edhe dëshmitari që pa këtë aksident.
Një taksist nga Kosova që pa nga afër aksidentin ka thënë se fillimisht ka menduar se ka qenë e përfshirë vetëm një vetur me targa të Maqedonisë Veriore.
Por, pastaj ai ka rrëfyer momentin kur ka dëgjuar të bërtitura dhe ka vërejtur se një veturë ka rënë në lum.
“Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. Kur e pamë një “Tauran” me tabela të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ne menduam se vetëm ai është rrokur, por e shihnim dhe kërkonim edhe makinën tjetër.” – ka thënë ai.
“Kur ka piskatur nga atje poshtë, atje ku ka rënë vetura me njerëzit brenda, nuk shihej vetura, kjo shenjë shumë e keqe për mendimin tim, por ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë, por nuk e kam pasur guximin që të afrohem as aty afër të shoh se e kam ditur se është e pamundur, se veç Allahu mund të iu ndihmojë dhe kushdo qoftë, jemi njerëz, ishalla çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi, veç duhet pasur shumë kujdes. Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim. S’kam koment më shumë. Ngushëllime familjes dhe duhet pasur kujdes sa më shumë, se po shoh çka mos.” – ka thënë taksisti.
Kujtojmë se një nga pasagjerët që gjendje në veturën nga Kosova ka shpëtuar teksa tre të tjerët janë të zhdukur dhe po vazhdon kërkimi i tyre në lumin Lepenc.
