MPJ jep detaje për aksidentin ku një veturë nga Kosova ra në Lepenc, vazhdon kërkimi i tyre - NACIONALE

MPJ jep detaje për aksidentin ku një veturë nga Kosova ra në Lepenc, vazhdon kërkimi i tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka reaguar për aksidentin në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë si shak i aksidentimit ka përfunduar në lumin Lepenc, ku raportohet për tre kosovarë të zhdukur.

MPJD ka thënë se tre kosovarë janë duke u kërkuar, teksa një nga pasgjerët që ishte në veturë është shpëtuar.

Ata bëjnë me dije që në vend të ngjarjes ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi.

Në vend të ngjarjes janë shkuar edhe FSK-ja dhe Policia e Kosovë.

Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dje, me datë 17 qershor 2023, në orët e pasditës, pas një aksidenti në komunikacion, një veturë me targa të Republikës së Kosovës ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.

Në veturë ndodheshin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova. Njëri prej tyre ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim.

Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase.

Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.

Për shkak të rreshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani.

MPJD do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të mëtejme.

Lajme të ngjashme