Deputetja e Vetëvendosjes: Nuk besoj kurrë që Kryeministri do ta pranojë një asociacion të tillë - NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes: Nuk besoj kurrë që Kryeministri do ta pranojë një asociacion të tillë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni nuk beson se kryeministri Albin Kurti do ta pranojë një marrëveshje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kryeziu tha se as ajo si deputete dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës nuk do ta pranonin një Asociacion të tillë.

“Nuk besoj kurrë që kryeministri do ta pranojë një asociacion të tillë, as unë si deputete. Jam e sigurt që nuk do ta pranonin as deputetët e tjerë të Kuvendit e Kosovës. Atë nuk e pranojnë as qytetarët e Kosovës….Nuk mund të veprojmë kundrejt kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ajo në T7.

Për Kryeziun nuk ka arsye të dialogohet nëse nuk ka njohje reciproke.

“Në thelb të krejt këtij procesi është njohja reciproke, dmth se nuk do të ketë njohje reciproke atëherë pse të vazhdohet me dialog. Pa njohje nuk mund të ketë marrëveshje”, shtoi Kreyziu Hyseni.

Lajme të ngjashme