Deputetja e PDK-së fton qytetarët të votojnë: Vota juaj ka peshë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të shprehin të drejtën e tyre të votës.
Ajo ka bërë me dije se sot është dita e vendimit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se vota e qytetarëve ka peshë.
“Sot është dita e vendimit! 🗳️✔️ Ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, të dalin dhe të votojnë për ata që punojnë për Kosovën. Vota juaj ka peshë. Sot vendosim për të nesërmen tonë!”, ka shkruar ajo.