Deputetja e LDK-së përplaset me ministren Nagavci: Ti e ke shkel Kushtetutën
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, është përplasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo e ka akuzuar Nagavcin se e ka katandisur gjendjen e arsimit. E ka shkelur Kushtetutën, dhe ende është ministre.
“Ti je që ke ndërhy në kompetencat e komunës së Kamenicës, dhe je ende ministre. Në cilëndo shkollë nuk ka deterxhent, nuk ka shkumës, e lëre më tableta të mençur”, tha deputetja Bunjaku-Rexhepi.
Arbërie Nagavci e ka akuzuar PDK-në e LDK-në se kanë punuar në dëm të vendit.
“Ndryshojeni ligjin, ama ju edhe ju e keni bërë që asnjë ligj me rëndësi të mos mund të miratohet pa votat e serbëve”, tha ajo.