Deputetja britanike që kishe alarmuar futjen e armëve serbe në veri sot viziton Kosovën - NACIONALE

Deputetja britanike që kishe alarmuar futjen e armëve serbe në veri sot viziton Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja britanike, Alicia Kearns, sot do të zhvillojë një vizitë në Republikën e Kosovës.

Ajo do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga ora 13:00.

Deputetja Kearns është një mike e madhe e Kosovës. Ajo vazhdimisht është në përkrahje të interesave të Kosovës.

Kearns në muajin korrik kishte alarmuar se Serbia po kontrabandën armë në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.

Ajo kishe thënë se KFOR-i britanik ishte në dijeni.

Sulmi terrorist në Banjskë vërtetoi pretendimet e saj.

Pas sulmit të 24 shtatorit, deputetja britanike ka kërkuar që për këtë veprim të ndëshkohet Serbia.

Lajme të ngjashme