Deputetit të partisë së Erdoganit i mbetet familja nën rrënoja, pas tërmetit të fuqishëm - NACIONALE

Deputetit të partisë së Erdoganit i mbetet familja nën rrënoja, pas tërmetit të fuqishëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, Husein Yayman, ka konfirmuar se familjarë të tij ndodhen nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Hayman, i cili vjen nga partia e presidentit Reccep Tayip Erdogan, ka folur për CNN në edicion turk ku ka dhënë detaje të reja“

“Dy vëllezërit e mi, gratë e tyre, motra ime, dhëndrri im, fëmijët e tyre janë nën rrënoja. Zyrtarët e e AFAD-it dhe UMKE-s janë rrugës. Ka shumë çarje në rrugë, shumë dëme. Të gjjthë janë të mobilizuar.” – ka thënë ai, raporton mediumi turk "Cumhuriet".

Afër 300 viktima

Një tërmet i fuqishëm 7.4 goditi provincat jugore të Turqisë, duke vrarë të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ka thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 284 persona ndërsa janë lënduar 2 mijë e 323 të tjerë.

Ai ka thënë se: “kemi gjithsej 284 të vdekur, 2 mijë e 23 të plagosur dhe 1710 objekte të shkatërruara. Gjithsej 2786 ekipe kërkim-shpëtimi janë në terren, ky numër çdo moment po rritet”.

Oktay theksoi se në zonën e tërmetit është ndërprerë arsimi për një javë.

Ndërkohë, në një deklaratë të bërë orë më parë, presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.

Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi.

Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë.” – ka shkruar Erdogan ndër të tjera.

Lajme të ngjashme