Deputeti serb pyet nëse Goran Rakiq banon në Novi Sad, shqetësohet nëse atje banojnë edhe Radoiçiqi e Veselinoviqi
Në Kuvendin e Serbisë, ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq është pyetur nëse kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka ndërruar vendbanimin dhe se tani banon në Novi Sad.
Anëtari i Partisë Popullore, Borislav Novakoviq, e ka parë si të pamoralshme nëse Rakiq banon në Novi Sad dhe se “është shqetësuese që Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq kanë ardhur të jetojnë me të në Novi Sad”.
“A është ai kryetar i Listës Serbe apo i Listës Novi Sad? A e zhvendosi veten dhe familjen e tij në Novi Sad dhe a la njerëzit në mëshirën e Kurtit.” - pyeti Novakoviq, raporton N1.