Deputeti laburist: Britania të përfshihet me shumë, asnjë Sekretar i Jashtëm s’e vizitoi Kosovën nga viti 2016
Tensionet ne veri të Kosovës kanë marrë vemendjen e gjithë botës. Një numër i madh i mediave ndërkombëtare kanë raportuar dhe analizuar për zhvillimet e fundit në katër komunat veriore.
Në parlamentin e Britanisë së Madhe është duke u diskutuar për situatën e tensionuar.
Deputeti i Partisë Laburiste, David Lammy ka thënë se Britania e Madhe duhet të angazhohet më shumë për Kosovën.
“Siuata në veri të Kosovë është skajshmërisht e pasigurt dhe kërkon vëmendjen e menjëhershme të kësaj dhome. Javën e kaluar, rreth 30 ushtarë paqeruajtës të KFOR-it dhe 57 protestues janë lënduar. Përkundër rolit tonë historik, asnjë Sekretar i Jashtëm nuk e ka vizituar Kosovën që nga viti 2016”, ka deklaruar Lammy.
Tutje, ai ka thënë se Britania e Madhe duhet të angazhohet me tepër në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.
“Britania e Madhe duhet të fillojë të tregojë lidership, të fokusohet në de-përshkallëzim dhe të ri-vendos dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë ai.
The situation in Kosovo is extremely precarious.
— David Lammy (@DavidLammy) June 5, 2023
Despite our historic role, no UK Foreign Secretary has visited Kosovo since 2016.
The UK must start to show leadership, focussed on de-escalation and the re-establishment of constructive dialogue between Pristina and Belgrade. pic.twitter.com/HrlySXA0PM
