Deputeti i VV-së kritikon Borellin: Vuçiqin e priti në hyrje të ndërtesës, por jo edhe Kurtin - NACIONALE

Deputeti i VV-së kritikon Borellin: Vuçiqin e priti në hyrje të ndërtesës, por jo edhe Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, ka kritikuar shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell, për takimin e sotëm.

Batusha ka thënë se Borell nuk po tregohet i drejtë në trajtimin e Kosovës.

Ai ka publikuar një fotografi nga pritja që Borell i ka bërë Vuçiqit, duke thënë se Borell e ka pritur atë në hyrje të ndërtesës, ndërsa Kurtin nuk e ka pritur njëjtë.

Borrell e paska pritur Vuçiqin në hyrje të ndërtesës, por jo edhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Edhe një trajtim asimetrik krejt i panevojshëm nga ndërmjetësi.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, takimi mes Kurtit dhe Vuçiq po vazhdon të mbahet akoma.

Lajme të ngjashme