“Kosova pjesë e menysë; “Pa koordinim”: Opozita kritikon ashpër Kurtin për takimin me Vuçiqin - NACIONALE

“Kosova pjesë e menysë; “Pa koordinim”: Opozita kritikon ashpër Kurtin për takimin me Vuçiqin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Partitë opozitare janë shprehur të shqetësuar me takimin që po zhvillohet sot në Bruksel në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor, zyrtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

Ata kanë bërë me dije se në këtë takim Kosova do të jetë e sanksionuar dhe pjesë e menysë.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjet në veri, të cilat janë çështje të brendshme të Kosovës.

Gjendja nuk është e zakonshme, gjendja është e jashtëzakonshme. Dhe unë prita që shumica do të thotë diçka se çfarë po ndodh në Bruksel. Me lejoni të them z. Kurti ka ardhur në qeveri me premtimin që e ka marrë barrën e dialogut dhe të një marrëdhënie të vështir me Serbinë dhe do ta zgjidh këtë temë më mirë se në kohen tonë. Ka thënë se do të ketë dialog jo për Kosovën, por do të këtë dialog me Kosovën. Kosova nuk do të jetë një temë në mënyrë, por Kosova do të jetë një palë në tavolinë. Dua të u them që sot Kosova është pjesë e menysë dhe faqja e fundit e menysë. Dhe tema kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri. Ne diskutojmë në Bruksel për atë se si të mbahen zgjedhjet në veri”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka bërë me dije se sot Kosova nuk ka fare komunikim me aleatët perëndimor.

Kosova po ashtu është në një meny tjetër dhe në faqen e parë të menysë dhe faqja e parë e menysë është në sanksione të BE-së. Prandaj, sot në dialog Kosova është pa asnjë mik, pa asnjë aleatë. Sot në dialog Kosova është në një dialog ku nuk ka fare dialog më Uashingtonin, fare dialog me Berlinin, fare dialog me Londrën, fare dialog me Parisin. Konkretisht sot askush prej Kosovës nuk e thirr askënd në Uashington, në Bruksel, në Londër. Nuk ka fare komunikim”, ka thënë ai.

Kritika të ngjashme ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Para deputetëve, ai ka thënë se kryeministri është dashur të raporton paraprakisht në Kuvend për këtë takim.

Sot po ashtu po ndodh një takim në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Me thoni ju a e di kush agjendën se pse takohen këta dy njerëz? Me thoni ju mu se cila është tema që do ta diskutojnë këta? Ju rikujtoj që Kuvendit i Kosovës ka miratuar 3 rezoluta që e obligojnë Qeverinë e Kosovës para dhe pas çdo procesi negociata të raporton në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se askush nuk e di se në koordinim me kë po mbahet ky takim.

Kjo qeveri e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në spektatorin e fundit që merr vesh se çka po ndodh Bruksel. Ky takim a po bëhet me koordinim apo pa koordinim? Përgjigja është, pa koordinim me forcat politike në Kuvendin e Kosovës po, por me koordinim me kë?”, është shprehur Selmanaj.

I shqetësuar për takimin është shprehur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se qasje e Kurtit në këtë proces i ka sjell vetëm humbje dhe goditje vendit.

Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar që po i shkakton humbje dhe goditje Kosovës. Nëse dikush shpreson që Kurti dhe qeveria Kurti ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet, do të del gabim.”, ka thënë ai në Kuvend.

Më tej, ai ka thënë se duhet që të ndalet Kurti.

Besoj që është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Qeverinë Kurti dhe Albin Kurtin nga drejtimi i gabuar. Detyrë e gjithë deputetëve dhe jo vetëm opozitar. Besoj që ne si Parlament duhet t’i marrim përgjegjësit. Ne e kemi votu, Parlamenti e ka votuar Qeverinë, qytetaret i kanë votuar të zgjedhurit e të zgjedhurit Qeverinë, e ne që i kemi dhënë besimin e në këtë rast shumica, ju lus shqyrtone a është në rregull me vazhdu një drejtim siç e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme