Deputeti i LDK-së: Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, bisedimet politike të vazhdojnë pas konstituimit - NACIONALE

Deputeti i LDK-së: Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, bisedimet politike të vazhdojnë pas konstituimit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Kosova nuk duhet të hyjë në vakuum institucional dhe se duhet të konstitohet Kuvendi.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se bisedimet politike mund të vazhdojnë më pas.

“Kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional, e aq më pak të krijojë precedent që afatet kushtetuese mund të shtyhen pa fund.

Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit”.

Tutje, ai ka thënë se shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën.

“Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën. Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme