Departamenti Amerikan i Shtetit i zhgënjyer: Aksioni në veri nuk ishte i koordinuar, përshkallëzon tensionet
Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas aksionit të djeshëm në veri ku u bastisën zyrta financiare me udhëzim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
DASh ka shprehur zhgënjimin duke theksuar se aksioni nuk ishte i koordinuar.
"I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj - duke përfshirë ato të minoritetit serb - të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat", thuhet në përgjigjen për Evropën e Lirë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate shtesë në lidhje me aksionin e tyre në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të të ashuquajtures “Banka Postare Kursimore”, kanë bërë të ditur se janë konfiskuar prova materiale, në mesin e tyre euro, dinar e dollar.
“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë;
Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikan, rreth 40 dollarë australian. Këto janë shumat që Policia e Kosovës i sekuestroi dje gjatë këtij aksioni.
Ministri Sveçla këtë akcion e ka quajtur vendosje të rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.
'Çarten' zyrtarët e Qeverisë së Serbisë pas aksionit policor në veri të Kosovës
Terror”; “akt barbar”; “paligjshmëri”... janë disa nga disa nga fjalët e përdorura nga zyrtarët e Qeverisë së Serbisë për të dënuar aksionin e Policisë së Kosovës përmes u mbyllen gjashtë njësi të ashtuquajturës “Banka Postare Kursimore” ilegale në veri të vendit.
Pas aksionit, Policia bëri të ditur përmes një komunikate se në koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, mbylli filialet e e Bankës Postare Kursimore që “kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës.”
Operacioni i Policisë u shoqërua me reagimin e ashpër të disa prej krerëve të ekzekutivit serb. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka akuzuar kryeministrin Kurti se ka kryer një “akt barbar” që sipas tij “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullatës serbe”.
“Pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që s’mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? A iu lejohet atyre ndonjë gjë”, citohet të ketë deklaruar Vuçeviq sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se Kurti, “po vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë”.
“Kurti vazhdon me terrorin ndaj popullit serb në Kosovë, bastisjen e policisë nëpër degët e Kursimeve Postare. Deri kur bashkësia ndërkombëtare do ta tolerojë dhunën ndaj serbëve”, citohet të ketë deklaruar ai ndër të tjera.
Nga ana tjetër, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se ndërhyrja e të e Policisë së Kosovës në degët e Bankës për Kursime dhe thesarin në veri të Kosovës “është një lëvizje përshkallëzuese e Prishtinës që synon të shkaktojë trazira dhe kaos dhe të shfuqizojë institucionet serbe në Kosovë”.