“Demokracia vdes në errësirë” – Pas vendimit për Klan Kosovën, sot protesojnë gazetarët
Sot gazetarët do të protestojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Pas vendimit të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës, protesta do të organizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Vendimi i MINT-it për Klan Kosovën ka nxitur reagime të shumta vendore e ndërkombëtare.