Demaku pas sulmeve ndaj Nacionales: Dorëheqja nuk mjafton, janë rrezikuar jetët e 40 gazetarëve
Dafina Demaku, kryeredaktore e Nacionales, ka komentuar sulmet ndaj mediumit tonë, të cilat erdhën këto dy ditë të fundit nga ana e pushtetit përmes RTK-së dhe një medium boshnjak “Slobodna Bosna”, i njohur për lajme të rreme e manipulim faktesh.
Demaku ka vlerësuar se dorëheqja nuk mjafton pas këtyre sulmeve të orkestruara.
Sipas Demakut, jeta e 40 gazetarëve shqiptarë në Kosovë është e rrezikuar.
“Dorëheqja nuk mjafton!
Nga një inxhinierng që rrodhi nga Bosnja, por që bazën e pati në Kosovë, janë rrezikuar jetët e mbi 40 gazetarëve shqiptarë në Kosovë…
Përveç dorëheqjeve në RTK, presim që dikush të jap llogari para drejtësisë, se si dhe pse janë rrezikuar jetët tona nga kjo luftë hibride ku u përfshi edhe televizoni publik” – ka shkruar ajo, ndër të tjera.