Deliu i "mëshon" Osmani:t Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të Kurtit - NACIONALE

Deliu i "mëshon" Osmani:t Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra ka reguar pas deklaratës së Kurtit për Oliver Ivanoviqin.

Ajo përmes një postimi në Facevook ka thënë se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon të heshtë për temat në të cilat zhytet Kurti.

Deliu referuar presidentës Osmani, ka thënë se ajo duhet të daltë dhe të mbrojë viktimat e qytetit.

“Presidente, sot është dita që të tregosh se a pajtohesh me Albin Kurtin i cili "dëshiron ta mbajë gjallë kujtimin për Oliver Ivanoviqin", që dikur edhe vetë e quante kriminel lufte? Presidente, qoftë edhe si bashkëvendase, si mitrovicase, na trego se "nuk do ta harrosh kurrë natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000"”, ka shkruar Deliu.

Ajo tutje ka kërkuar që presidentja Osmani të del dhe të flas për dënimin e Ivanoviqit.

Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme