Delegacioni i Këshillit të Evropës deklarohet për zgjedhjet në Kosovë: Ishin paqësore dhe gjithpërfshirëse
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare të së dielës është deklaruar përmes një komunikate për media duke i vlerësuar për paqësore dhe gjithëpëfshirëse.
Peisazhin politik të këtyre zgjedhjeve e vlerësuar për “pluralist dhe dinamik” duke mirëpritur edhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës “gjë që kontribuoi në një proces zgjedhor më gjithëpërfshirës”.
“Raporti i delegacionit vëzghues zgjedhor do të diskutohet në seancë të PACE-it në prill 2025”, thuhet në komunikatë.