Del përsëri lajm se Njësia Speciale është nisur për veri, Policia e demanton
Në media është raportuar se Njësi Speciale tashmë ndodhët në Mitrovicën Veriore, mirëpo Policia e Kosovës ka thënë se kjo gjë është e pavërtetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për Gazetën Nacionale se deri më tani nuk është përfshirë Njësia Speciale në veri.
“Referuar kërkesë suaj ju informojmë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në disa media”, ka thënë Kelani.
