Deklarohet Komisioneri për Gjuhë në lidhje me tabelat në veri: Kam kërkuar takim me Kurtin, nuk janë konsultuar me mua - NACIONALE

Deklarohet Komisioneri për Gjuhë në lidhje me tabelat në veri: Kam kërkuar takim me Kurtin, nuk janë konsultuar me mua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioneri për Gjuhë, Slavisha Mladenoviq ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës nuk është konsultuar me ta për shkrimin në tabela të emrave të vendbanimeve në veri të Kosovës, të cilat kanë filluar të zëvendësohen në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Kështu ka bërë të ditur Mladenoviq për Kallxo.com, duke shtuar se ka kërkuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe së shpejti do të kërkojë takim edhe me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me këtë çështje.

Jo, shpesh veprimet e tilla bëhen pa konsultim me Zyrën e Komisionerit edhe tek kur një çështje e tillë del në media edhe po bëhet e madhe tek pastaj kemi mundësi me reagu edhe me vepru, që është e keqe se tani veç është bë një hap, u kriju një kosto buxhetore për prodhim të shenjave me gabime.”

“Kam lyp takim me kryeministrin, shpresoj se së shpejti do të takohemi edhe me ministrin Aliu. Do lypim takimin edhe ministrin Aliu, se ky problemi është paraqit dje masdite, na e kena zbulu përmes mediave me të thanë të drejtën edhe dmth sot kena tentu me analizu mirë ligjet që me dit çfarë qëndrimi me bo ndaj çështjes.”- njoftoi ai.

Duke folur për padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për këtë moskonsultim, ai ka thënë se do të tentojnë që përmes bisedimit ta zgjidhin këtë rast.

Ne nuk kemi marrë masa të tilla më herët edhe do të tentojmë me ndërmjetësim, përmes bisedimit me zgjidhë këtë problem. Në parim, zëvendësimi i tabelave u kanë hapi i nevojshëm sepse tabelat janë kanë vetëm në një gjuhë. Siç presim me qenë një tabelë në dy gjuhë edhe në Prishtinë, edhe në Ferizaj po presim me qenë edhe në veri të Kosovës, por në parim në Kosovë vlen barazia e gjuhëve zyrtare, e që dmth e kanë një peshë gjuha shqipe dhe gjuha serbe në ato tabela.” - ka thënë Mladenoviq.

Ndër të tjera, Mladenoviq ka thënë se duke iu referuar nenit 59, paragrafit 9 të Kushtetutës së Kosovës, parashihet renditja e emrave në këto tabela.

Ato shenjat në veri të Kosovës, duhet të jenë së pari në gjuhën serbe, pastaj në gjuhën shqipe. Gjuha e shumicës së banorëve është gjuha primare.”

“Rënditja e gjuhëve të vendosura dje sipas meje është e gabuar edhe duhet me ndërru renditjen. Nuk kam vërejt ndonjë gabim drejtshkrimor, d.m.th. duhet me qenë cirilik emri në gjuhën serbe se është standardi i gjuhës serbe, por s’jam sigurt a janë të gjitha në rregull.” - ka shtuar ai.

Në anën tjetër, ai ka përmendur faktin se pse emrat e vendbanimeve në gjuhën serbe duhet të jenë të shkruara në alfabetin cirilik.

Cirilika nuk është jashtëligjore edhe nuk duhet të jetë arsyeja për heqjen e shenjave të vjetra. Arsyeja për heqjen e shenjave të vjetra mund të jetë vetëm mungesa e gjuhës shqipe.” - ka arsyetuar Mladenoviq.

Lajme të ngjashme